19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën, Apeli “i hedh çelësat në det” Agron Tufën, e dënon përfundimisht me 30 vite burg

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg të vendosur nga Gjykata e Krujës në vitin 2021 për Agron Tufën, i fajësuar për krimin makabër të vrasjes e më pas groposjes së Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në Nikël të Krujës në vitin 2018.

Tufa u arrestua në janar të vitit 2024 në Bari të Italisë, dhe më pas u ekstradua në vendin tonë.

Pas ekstradimit në Shqipëri në shtator të të njëjtit vit ai fitoi të drejtën e rivendosjes në afat te ankimimit në Apel ndaj dënimit.

Pas shqyrtimit me një trup tjetër gjykues, Apeli vendosi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës, që e fajësoi Tufën me 30 vjet për “vrasje me dashje” në bashkëpunim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “fshehje ose asgjesim të kufomës”.

Kujtojmë se kufoma e Hysës u fsheh në afërsi të Niklës, ndërsa dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të pazareve të drogës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat