19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Koncesionet në Shëndetësi? Klodian Allajbeu thirret në SPAK

Rreth orës 13:00 të ditës së sotme, CEO i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu është paraqitur në SPAK.

Zyrtarisht ende nuk dihet se për çfarë është thirrur Allajbeu, por ajo që është përfolur në media ka të bëjë me koncensionet në shëndetësi si dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Dy prej kontratave, ajo e check up dhe sterilizimi u hetuan nga komisioni parlamentar, por dy të tjerat ajo e dializës dhe e laboratorëve, të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu u përjashtuan nga hetimi parlamentar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat