19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Hyri i buzqeshur/Tom Doshi del pas dy orësh nga SPAK dhe sqaron mediat se u thirr pasi ka takuar një person që ishte në përgjim

Kreu i PSD Tom Doshi ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e SPAK ku ishte thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Pas daljes nga SPAK, Doshi foli shkurt për gazetarët, duke theksuar se arsyeja pse ishte u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. Doshi u shpreh se është pyetur pasi gjatë një takimi në Rrogozhinë ka takuar me një person që ka qenë nën përgjim.

Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha shkurtimisht kreu i PSD.

I pyetur nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK-ut, Tom Doshi u përgjigj: “JoAsnjëherë! E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat