21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Zgjedhjet në Gjermani/ Trump ‘duartroket’ fitoren e konservatorëve. Kancelari i ardhshëm Merz: Prioriteti im, Europa të fitojë pavarësinë nga SHBA në fushën e mbrojtjes

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz, deklaroi se Evropa duhet të zhvillojë kapacitetet e saj të mbrojtjes përballë tensioneve në rritje mes SHBA dhe Evropës, lidhur me Ukrainën dhe financimet për NATO-n.

“Për mua, prioriteti absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të arrijmë me të vërtetë pavarësinë nga SHBA” në fushën e mbrojtjes, tha Merz.

Presidenti i SHBA, Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, tha se “kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë” .

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat