21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Task-forca për zgjedhjet, ambasadori i BE në Tiranë Gonzato: adresimi i krimeve elektorale, garanci për zgjedhjet e 11 majit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,u shpreh se task-forca e ngritur nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, është një nismë e mirëpritur prej tij, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato në një takim të organizuar nga organizata të shoqërisë civile.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat