19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Tabaku: Integrimi në BE, proces kombëtar, të jetë gjithëpërfshirës. Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria hapa të rëndësishë drejt anëtarësimit

Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi sot projektpozicionin negociues për Grupimin e tretë të kapitujve “Konkurrueshmeria dhe rritja gjithëpërfshirëse” për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku kërkoi nga Kryenegociatorja Majlinda Dhuka publikimin e pozicioneve negociuese menjëherë pas miratimit.

Tabaku u shpreh se çdo ditë merr dhjetëra kërkesa nga shoqëria civile për informacion.

“Ne i diskutuam në një mbledhje të mbyllur arsyet se cilat ishin çështjet, pse këto nuk publikoheshin, por unë brenda dhe hapësirës që ju keni, por njëkohësisht edhe për hir të transparencës së këtij procesi, e përsëris edhe një herë kërkesën për nisjen e një dialogu gjithëpërfshirës me të gjithë palët në këtë proces. Ky është një proces që nuk e bën dot vetëm një ministri, nuk e bën dot vetëm një administratë është një proces kombëtar, dhe qenia e një procesi kombëtar ka edhe përfshirjen e të gjithë grupeve të interesit”, theksoi Tabaku.

Duke iu përgjigjur kryetares së Komisionit Jorida tabaku, lidhur me zhvillimin e mbledhjes së komisionit me dyer të mbyllura, Duka theksoi se, “natyra konfidenciale e diskutimeve në këtë komision parashikohet nga ligji për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian dhe unë nuk mendoj se mund të komentojë më tej parashikimet e ligjit përveç se t’i respektoj plotësisht”.

“Ne po diskutojmë me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë mbi çeljen e negociatave për 8 fusha të reja të konkurrueshmërisë dhe rritjes gjithëpërfshirëse, pasi Bashkimi Evropian njohu progresin e Shqipërisë me reformat në këtë fushë, duke sinjalizuar se Shqipëria është e përgatitur për t’i çelur”, tha Dhuka.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat