Sot më 21 shkurt në dhomën Civile të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ishte parashikuar të mbahej seanca për divorcin mes presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Seanca e sotme u shty për në muajin prill, si shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte “Pajtim” ose jo (procedurë e parashikuar në ligj).
Ndërkaq edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, si pasojë e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur që prej tetorit të vitit të kaluar por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.
Në këto kushte gjykata vendosi që seanca e radhës të caktohet më 11 prill pra 10:30.