14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

E konsideroi lajthitje Taks-Forcën për krimin zgjedhor, SPAK kundërpërgjigjet, publikon strategjinë e plotë (Pikat kryesore)

SPAK i përgjigjit kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi lajthitje survejimin e partive politike në zgjedhje, duke publikuar “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor: Zgjedhjet për Kuvendin 2025”.

Njoftimi njoftimin e SPAK theksohen pikat kryesore të kësaj strategjie, për të cilën ka zhvilluar takim edhe me Ilirjan Celibashi, për bashkëpunim në hetime dhe goditje të fenomenit. Mes tyre bien në sy verifikimi i çdo indicieje apo fakti për kryerjen e krimeve zgjedhore, verifikimi i raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme për keqpërdorim të buxhetit dhe investimeve publike, monitorim i mediave dhe rrjeteve sociale.

Piketat e strategjisë

-Verifikimin në terren të indicieve apo fakteve rreth kryerjes së veprave penale në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin 2025, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme.

-Verifikimin e raportimeve që ngrenë dyshime të arsyeshme mbi keqpërdorimin e buxhetit dhe investimeve publike gjatë periudhës zgjedhore prej subjekteve të posaçme.

-Monitorimin e mediave dhe rrjeteve sociale për indicie të mundshme në kryerjen e veprave penale në kuadër të zgjedhjeve.

-Bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Policinë e Shtetit, organizmat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore, etj.

Linku i strategjisë në faqen e internetit të SPAK: https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/Strategjia-e-Hetimit-dhe-Parandalimit-te-Krimit-Zgjedhor-per-Zgjedhjet-per-Kuvendin-2025.pdf

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat