13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Mitingu i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha: Avokati publike për grabitjet e përbashkëta me Veliajn

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi për mitingun e organizuar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë në sheshin “Skënderbej”.


Për kreun e PD-së takimi i Ramës nuk ishte gjë tjetër vetëm mbrojtja e vjedhjeve që ai së bashku me Veliajn kanë bërë jo vetëm përmes kompanive fiktive por dhe inceneratorëve.
Berisha gjithashtu thotë në reagimin e tij se mitingu i sotëm i Ramës nuk është gjë tjetër vetëm avokati publike e narkosve të garderobës së Lajla Asadit të Shqipërisë.


“Sot organizojnë miting për të mbrojtur vjedhjen që vetëm në garderobë arrinte sa e Assadit. Kjo është vetëm aspekti absolutisht më i vogël. Çfarë ishte mitingu i sotëm? Ai ka shumë plane, por në një plan ishte mbrojtja avokatia publike e narkosve të garderobës të Lajla Asadit të Shqipërisë. Ishte mbrojtja e vjedhjeve përmes kompanive të cilat së bashku nuk bëhen as 1/6 e atyre që Rama ka vjedhur me Veliajn me djegësat, në 5D dhe në shumë afera të tjera”, thotë Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat