19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama ‘mea culpa’ në tubimin me punonjësit e Bashkisë: Protesta për Veliajn para GJKKO ishte gabim, mos të përsëritet!

Një gabim që s’duhet të përsëritët më nga askush që punon në shtetin shqiptar, e konsideroi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e mbështetësve të Veliajt para GJKKO, më 12 shkurt kur u dha masa e sigurisë arrest me burg. Gjatë takimit me rreth 6 mijë punonjës të Bashkisë së drejtorive në varësi në sheshin ‘Skenderbej’ Rama u ndal edhe tek akuzat ndaj Veliajt se ka marrë ryshfet nga ndërtuesit, duke thënë se lejet e ndërtimit nuk janë favore që jep kryetari i bashkisë por e drejtë zhvillimi.

E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion”, tha Rama. 

Në mbyllje të fjalës së tij në “Sheshin Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, Rama kulthi takimin e madh që do mbahet në kryeqytet më 16 maj, ku vijnë për Samir 50 liderë të Europës.

Pas fjalimit, Rama takim me këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës

Pas mbylljes së fjalimit të tij me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në “Sheshin Skënderbej”, rreth orës 17:45, kryeministri iu drejtua institucionit, pasi më herët ishte paralajmëruar edhe një takim në godinë me këshilltarët e majtë.

Ky takim nuk ka zgjatur më shumë se njëçerek ore dhe ka qenë i shkurtër. Rama u pa teksa dilte nga Bashkia rreth orës 18:00.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat