Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka përmendur se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë.
Rohde ka cituar edhe kryevëzhguesen e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rohde në rrjetin social Bluesky.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt derisa ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave.