14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Presion elegant, Rama: PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK (Por nuk do tolerojë paraburgim pa gjyq)

Kreu i ekzekutivit Edi Ramau shpreh se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama theksoi se: PS e vetmja garanci për mbijetesën e SPAK.  Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci. SPAK nuk ka rënë nga qielli. Është një institucion i ri me shumë probleme por ka krijuar vetëbesimin e pavarësisë. Askush nuk mund të thotë është i kapur apo kontrolluar nga unë. Është I pavarur, por sfida është që pavarësia të jetë garanci edhe për profesionalizimin e standardet demokratike, sepse historia na I ka mësuar të tëra.  Nuk mund të pranojmë në emër të pavarësisë të intimidohen njerëz që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit e gjykimit e as të pranojmë që paraburgimi të bëhet normë për të kapur e kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë, kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për të paraburgosur dikë janë të qarta e nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura”.

Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale. Rama tha se shpejt do hapen dy grupkapitujt e rinj të negociatave me BE-në. Ndërkojë që theksoi se pas 11 majit, kur PS sipas tij të fitojë zgjedhjet do jetë dhe fundi i historisë për bufin e kënetës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat