19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Grabiti 12 herë në 48 orët e fundit në lagje të ndryshme të Tiranë, arrestohet “skifteri”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh, për vjedhjen e sendeve personale nga automjetet e tyre, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The End”. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat