13.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Rama zëvendëson debatin parlamentar me replika në rrjetet sociale

Edhe pse ka seancë plenare, ku nuk mungojnë debatet dhe përplasjet e forta midis palëve, Edi Rama, vijon replikat me ndjekësit në rrjetet sociale. Rama i ka thënë komentuesve edhe një herë se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen, pavarësisht numrit të lartë të ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve që po i shkojnë në burg.

Duke ju përgjigjur një komentuesi i cili thekson se dolët të gjithë hajdutë, Rama deklaroi se në 60 ministrave gjatë këtyre viteve, vetëm dy i janë dënuar Lefter Koka dhe Saimir Tahiri, njërin e ka nën hetim, Ilir Beqaj dhe një tjetër në arrati Arben Ahmetaj. Rama tha se që të jesh hajdut duhet të dënohesh me prova, teksa theksoi edhe një herë se sipas ligjit, përgjegjësia është individuale dhe jo kolektive.

Me dolën te gjithë hajdutë? Eh jo, këtu janë disa gjëra që duhet vërtetë t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri më tani dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njeri mbahet ne paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zëvendëskryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë” tha ndër të tjera Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat