19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Policia e kthen në precedent mospraninë kur ka grumbullime përpara SPAK! Berisha paraqitet në SPAK dhe mban fjalim për mediat dhe mbështetësit

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar më 3 Janar nga Gjykata e Posaçme e Apelit në kuadër të dosjes “Partizani”.

Kjo është e disata herë që Berisha paraqitet në SPAK, teksa sipas vendimit të marrë nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi, lideri demokrat duhet të paraqite para oficerit të Policisë Gjyqësore, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Berisha u prit nga militantët demokratë që ishin mobilizuar në mbështetje të liderit të tyre, teksa edhe si në rastin e Veliajt, mungoi prezenca e Policisë.

Pas daljes nga SPAK, Berisha lexoi para mbështetësve edhe atë se çfarë kishte shkruan në procesverbalin e sotëm, ku theksoi se politika e Xhorxh Sorosit, pasi dështoi në SHBA të njëjtin fat do ketë dhe në Shqipëri.

“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon: Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë. Por kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njëjtin fat do ketë në Shqipëri. Firmosur, Sali Berisha. Kjo është kopja!” – tha Berisha.

Berisha dënoi edhe protestën e militantëve të Erion Veliajt para Gjykatës së Posaçme, duke e konsideruar si një akt puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat