19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Sot Kuvendi! A do jetë seanca e sotme “déjà vu” e seancës të së enjtes? (Edhe pse ka çështje të rëndësishme, Veliaj pritet të kapi ‘prime’)

Pas seancës së 13 shkurtit, deputetët do kthehen punimeve të Kuvendit me një sërë çështjes të rëndësishme për miratim. Seanca e së enjtes u shty për sot në orën 10:00, pasi debatet po shkonin drejt përplasjeve fizike, ku Flamur Noka tentoi të qëllojë me shishe uji ministrin Taulant Balla.

Seanca u karakterizua nga tensione e debate edhe për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Spiropali mbylli seancën për të vijuar me të njëjtin rend sot, ku ndryshimet në Kod Zgjedhor për lehtësimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit presin dritën jeshile. Palët janë dakordësuar mbi variantin që mundëson pagesën e postës për kthimin e votës së diasporës, numërimin e saj nga komisionerë politikë dhe afrimin e afatit më 12 mars për regjistrimin e partitive e kandidatëve.

Edhe seancën e sotme plenare, Veliaj pritet të kapi ‘prime’ duke e kthyer debatin e deputeteve pro dhe kundër SPAK-GJKKO.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat