19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Juventus fiton derbin e Italisë, Inter humb mundësinë e artë për të kapur kreun

Juventusi mposhti Interin me rezultatin 1-0 në supersfidën e vlefshmë për javën e 25-të të Serisë A. Goli i Françisko Konseisaos në minutën e 74-t i dhuroi fitoren skuadrës së Tiago Motës, teksa i shkaktoi humbjen e 3-të në kampionat zikaltërve, në një sfidë tepër të rivalizuar.  

Ky sukses i bardhezinjve, i shkon për shtat edhe kryesuesve të Napolit, që ruajnë diferencën në 2 pikë nga ndjekësit e Inzagit. Në duelin e radhës Interi do të presë Xhenoan, ndërsa Juventusi do të përballet me Kaljarin në transfertë.  

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat