21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha prezanton programin ekonomik dhe premton audit të qeverisë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi disa nga pikat kryesore të  programit ekonomik të qeverisjes, duke thënë se opozita ka përgatitur një paketë 100 ditëshe për të shpëtuar  vendin, në kushtet e emergjencës ku ndodhet. Berisha deklaroi se paratë do t’iu kthehen qytetarëve, ndërsa premtoi auditim për 12 vite të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, për të  zbuluar se ku kanë shkuar 64 miliardë, nga buxhetet e 3 mandateve.

Në një panel me ekspertë të fushës, Partia Demokratike prezantoi  programin ekonomik të qeverisjes, që ka në fokus kthimin e parave të qytetarët. Ndërsa shprehu shqetësimin për situatën ekonomike në vend, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpalosi disa nga pikat kryesore të programit, duke folur për planin e 100 ditëve të para të qeverisjes, që synon t’u japë frymë qytetarëve dhe biznesve. Berisha premtoi  një rishpërndarje taksash, ku barra fiskale të jetë në  propocion me mundësitë reale.

Lideri i opozitës, u ndal tek ulja drastike e eksporteve për shkak të rënies së eruos, në  nivele historike, duke thënë se shteti do të presë kanalet e parave të drogës, ndërsa premtoi më shumë lehtësira dhe mundësi për të rinjtë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. 

Kreu  demokrat premtoi  një audit të plotë, për mënyrën se si janë adminsitruar taksat e qytetarëve në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës,  uke thënë se do të kontrollohet se ku ka shkuar buxheti  i munguar.

Kreu demokrat theksoi se Partia Demokratike do t’i përgjigjet sfidave,  me garantimin e lirisë ekonomike të qytetarëve.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat