19.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet për llogari të Italisë 43-vjeçari, Ergys Likaj

Ergys Likaj i shpallur në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale u arrestua sot në Pogradec pas një aksioni blic nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania).

Në vitin 2016, Gjykata e Romës në Itali i ka caktuar 43-vjeçarit Likaj masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 27”. Lokalizohet, kapet dhe arrestohet provizorisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, Ergys Likaj, 43-vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 27”, lokalizuan në Pogradec dhe arrestuan provizorisht shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E.L., 43 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë” thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë mbetet që Interpol Tirana të nisë procedurat ligjore me Interpol Romën për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat