Studentët dhe populli që i mbështet fuqishëm dhe mbështetësit e Presidentit Aleksandar Vuçiç po zhvillojnë mitingje, ndërsa po kremtohet “Dita e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.
Protesta e udhëhequr nga studentët është e fundit në një lëvizje mbarëkombëtare kundër ryshfetit që pasqyron thirrjet në rritje për ndryshime thelbësore politike në shtetin ballkanik, e cila u nxit nga shembja e një çatie betoni në stacionin qendror të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, duke lënë pas vetes 15 te vdekur.
Tubimi në qytetin industrial qendror të Kragujevcit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz të cilët, krahas kërkesës për drejtësi për aksidentin, kanë kërkuar që të çrrënjoset korrupsioni i shfrenuar endemik dhe respektimi i shtetit të së drejtës.
Studentët zgjodhën qyteti e Kragujevcit për mitingun e së shtunës për shkak të historisë së tij. Në 1835, Serbia ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe njerëzit në Kragujevc shpallën një kushtetutë të re që kërkonte të kufizonte fuqitë e sundimtarëve të atëhershëm. Kjo datë tani festohet si “Dita e Shtetësisë”.
Presidenti Vuçiqç tha në rrjetet sociale se mbështetësit e tij dëshirojnë “të mbrojnë dhe shpëtojnë Serbinë nga ata që duan ta shkatërrojnë atë”.
Protestat e përditshme në gjithë Serbinë paraqesin një sfidë të madhe për Presidentin Vuçiç. Prokurorët kanë akuzuar 13 persona për rënien e çatisë dhe protestat kanë detyruar dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë. Por studentët kanë thënë se protestat e tyre do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre për përgjegjësi të plotë.
Shumë protestues kanë bindjen se shembja e çatisë në stacionin e trenit ishte në thelb pasojë e korrupsionit të qeverisë në një projekt të madh infrastrukturor me kompani shtetërore kineze.