14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha: Nesti Angoni është Balluku dhe Rama, opozita do të donte të ishte, por nuk është

Kreu i Opozitës, Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ndër të tjera ka folur edhe për arrestimin e Erion Veliajt, të cilin e ka konsideruar si hajdutin e tretë më të madh pas Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Berisha tha se mund të shtrohet me të drejtë pyetja se pse Erion Veliaj nuk u arrestua për inceneratorin, apo për dosjen “5D”, ku punonjësja fliste për hotelin që kishte “Lali Eri”, por lideri demokrat shtoi se kjo nënkuptohet, pasi nuk mund të preken interesat e Edi Ramës.

Duke u ndalur tek “Nesti Angoni”, personin anonim që depozitoi padinë me faktet për Erion Veliajn, Berisha tha se: “Nesti Angoni nuk ishte një qytetar privat. Nesti Angoni nuk ishte opozita, që do donte të ishte, por nuk ishte. Nesti Angoni ishte Danjoli i Sherkës, një personazh i Rexhep Qosjes, i cili regjistronte telefonatat e Erion Veliajt, i cili survejonte takimet, udhëtimet e Velicës dhe të Erionit, hotelet ku flinte në Vjenë. I cili survejonte Klotildën tek takohej me Velicën ose bashkëpunëtorë të saj. Nesti Angoni, pra ishte në fakt shteti vetë. Ishte Bistri, ishte Balluku, ishte Edi Rama pa asnjë lloj mëdyshje. Nesti Angoni kontrollonte telefonat, kontrollonte avionët, kontrollonte doganat, kontrollonte blerjet online, komunikimet online, kontrollonte çdo gjë. Ajo dosje thuhet se erdhi nga Fieri. Por dosja është totalisht Rama-Balluku, ushtarët aty janë të shumtë, nuk janë të paktë, por dosja është qeveritare”.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat