21.7 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Aksident i rëndë në aksin Përrenjas-Librazhd, makina përplaset me një kamion, humb jetën një grua, plagoset rëndë shoferi

Në aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd pak pas mesnatës të datës 15 Shkurt. Nga banorët e zonës mësohet se në vendin e quajtur Pishkash, rreth orës 00:10 janë përplasur një makinë dhe një kamion me targa të Shkupit.

Mjeti tip Benz, me drejtues 34-vjeçarin shtetasin Zef Sinani është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën një grua, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë 34-vjeçari Zef Sinani. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndërsa trupi i viktimës është transportuar në morgun e Elbasanit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë qarkullimi i automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara një kthesë të fortë në Pishkash, ndërsa janë dokumentuar provat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat