14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Berisha: Letra e Nesti Angonit erdhi nga burgu i Fierit ku mbahet Bistri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta gjatë konferencës së sotme për shtyp nga selia blu, duke akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si personin që qëndron pas denoncimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

“Vijmë te Nesti Angoni. Çfarë është ky? Është Lubi Balluku me Edi Ramën. Letra ka ardhur nga burgu i Fierit. Bistri është në burgun e Fierit që ta dini ju. Por Bistrin nuk e zbërthyet. Më vjen keq që media e kaloi Bistrin në mënyrë shumë sipërfaqësore. Por Bistri ishte një supermafioz, më i besuari për Ramën dhe Lubinë, sepse Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të zyrtarëve të tjerë, jashtë procedurave” tha Berisha.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat