Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e thirrur sot në mëngjes nga Kryeministri Rama. Mbledhja e zhvilluar në sallën e Kuvendit është drejtuar nga kryeministri, Rama, i cili pas një kohe të gjatë ka marrë drejtimin e mbledhjes së grupit socialist.
Burime të konfirmuara për Voicenews.al nga grupi i PS-së, u shprehën se Rama ka folur për reformën territoriale, dhe ka kërkuar që ajo të miratohet sot në Kuvend.
“Reforma territoriale duhet të votohet, Kryetari i grupit jua ka thënë në mbledhjen e më parshme se vendimi politik i grupit duhet të votohet. Pasojat për ata që nuk janë në një linjë me grupin e PS, dihen. Sot kush nuk e voton, të ikë vetë nga grupi”, mësohet të jetë shprehur përmbledhtazi ama gjatë.
Reforma territoriale pritet të jetë një nga çështjet kryesore të debatit në Kuvend, ndërsa votimi i saj do të tregojë edhe qëndrimin e deputetëve të mazhorancës ndaj ndryshimeve të propozuara.

