Zyrtarisht 5 kandidatë kanë aplikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, bëhet fjalë për Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika, prokuror dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës; prokurorja e Tiranës Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
Po ashtu, Kreshnik Ajazi, Kryeprokurori i Elbasanit dorezoi dokumentet, por u tërhoq. Afati i fundit për aplikimet ishte data 1 gusht, por duke qenë se ishte e shtunë, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë priten aplikime edhe sot. Gara për prokuror të përgjithshëm u hap nga KLP, pasi në muajin dhjetor i përfundon mandati prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela.
Deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.
Adnan Xholi
Rovena Zoto
Ylli Pjetërnikaj
Fatjona Memçaj
Ish-prokurorja Arta Marku

