29.2 C
Tirana
Thursday, June 18, 2026

Koçeku ja le ‘seen’ Ballës! Kreu i Grupit parlamentar të PS: E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur…

Taulant Balla ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Gjatë deklaratës së tij, Balla u shpreh se mungesa e njoftimeve zyrtare dhe komunikimi informal nuk mund të zëvendësojnë procedurat parlamentare, ndërsa theksoi edhe përgjegjësinë që kanë përfaqësuesit e zgjedhur ndaj mandateve të tyre dhe votuesve.

“Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë; deri të premten kam pasur komunikim. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS-së, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin, si dalin. S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS-së, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë. Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha Balla për mediat.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat