23.8 C
Tirana
Friday, June 5, 2026

Gjyqi në themel për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-Presidentit për transmetim live

në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit Ilir Meta, dhe ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Meta kërkoi që seanca të transmetohet live, por gjykatësi e rrëzoi kërkesën.

Një tjetër kërkesë që Meta i ka drejtuar gjykatës është vënia në dispozicion e materialeve hetimore pasi ai nuk mund të ketë akses në USB-në që i është dorëzuar nga qelia e paraburgimit.

“Do të ishte e nevojshme që ta rivlerësonit çështjen e medias. Për kafazin nuk ndryshon shumë gjë. Kërkojmë të përqendrohemi te thelbi i akuzave, në mënyrë që të kemi mundësinë t’u përgjigjemi pretendimeve të prokurorëve. Kam edhe një kërkesë procedurale. Na janë dhënë fashikujt e hetimit, por pa procesverbal. Avokatit i është dorëzuar materiali në USB, por aty ku ndodhemi nuk mund të përdoret USB-ja. Jua kam thënë edhe gjatë gjykimit paraprak se është provuar që pala akuzuese ka fshehur dëshmi dhe fakte që nuk janë në interes të akuzës. Por prokuroria duhet të jetë objektive dhe të konsiderojë edhe faktet e tjera” tha Meta.

Gjyqtari i çështjes Erion Bani tha se mediat do të lejohet të filmojnë vetëm kur të merret vendimi. Ai tha se proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në shoë mediatik dhe për rrjedhojë nuk do të lejohen kamerat.

Prania e kamerës nuk parashikohet në legjislacion. Proceset gjyqësore nuk mund të shndërrohen në spektakle apo në shoë mediatik, por duhet të jetë i qetë dhe i garantuar. Prania e kamerës ndikon në cilësinë e gjykimit dhe shqyrtimit gjyqësor. Rrëzohet kërkesa e transmetimit live. Lejimin e përfaqësuesve mediatikë. Ndalimi i çdo lloj regjistrimi. Ndërpritet regjistrimi.”, tha Bani.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat