20.5 C
Tirana
Thursday, June 4, 2026

Masakër! Të shtëna me armë zjarri me të kërkuarin e drejtësisë, vritet një efektiv policie, plagoset tjetër (Emrat+detaje)

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhan. Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin Podenë, në Bashkinë Maliq.

Autori i dyshuar Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike. Pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, agjentë të Policisë së Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.

Braçellari dyshohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe mbante disa qen. Një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore. Mësohet se i dyshuari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë dhe njohës shumë i mirë i armëve. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë.

Nga ky shkëmbim zjarri mbeti i vrarë një efektiv policie, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosu është Edison Adri. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe personi i shpallur në kërkim, i cili është ndalur.

Efektivi i plagosur pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes shëndetësore.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat