25.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026

Një tjetër pallat nga ndërtimet e reja në Tiranë, përfshihet nga flakët! Evakuohen banorët në kompleksin ‘Kadiu’ tek Ali Demi

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”. Sipas raportimeve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat