12.5 C
Tirana
Tuesday, May 19, 2026

Paralizohet sërish trafiku në Tiranë, ‘Turi Çiklistik 2026’ bllokon rrugët kryesore në kryeqytet

Nga data 18 deri më 22 maj 2026 në Shqipëri do të zhvillohet Turi e 83-të Çiklistik i Shqipërisë. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.

Aktiviteti është i ndarë në 5 pesë etapa. Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I-data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00. Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II-data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat