24.5 C
Tirana
Tuesday, April 28, 2026

Debatet në grupin e PS-së, Spiropali i hedh “dorashkën” Ramës: Më përjashto!

Ish-ministrja, Elisa Spiropali ka reaguar sërish, pas debatit me Edi Ramën në mbledhjen e grupit socialist.

Gjatë mbledhjes Rama u shpreh me kritikat kundrejt Spiropalit, ndërsa e paralajmëroi se nëse do të vazhdonte me reagime do të përjashtohej nga grupi, duke mos i dhënë as fjalën për replikë.

Ndërkohë ditën e sotme, Spiropali ka reaguar sërish duke i kërkuar vetë Ramës ta përjashtojë, pasi sipas saj, nuk ka pse të qëndrojë më në një parti ku duhet të konformohesh dhe të heshtësh për shkak të frikës.

“Kur paralajmërimi publik bëhet instrument kërcënimi, heshtja nuk është më maturi, është dorëzim. Nëse qëndrimi im për mënyrën si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye për përjashtim, atëherë po e them qetë dhe qartë: Më përjashto. Nëse nuk respektohet e drejta të flas, madje dhe të bërtas, kur familja ime politike fillon të ketë frikë nga fjala, nuk ka dilemë, zgjidhja është 1, më përjashto” – shkruan Spiropali ndër të tjera.

Ajo argumentoi se : “Kur ndërgjegjja trajtohet si shkelje disipline vetëm sepse nuk dakordësohet me automatizmin e veprimeve, atëherë problemi nuk është mospajtimi, por modeli që e ngatërron bindjen me nënshtrimin, duke tentuar të normalizojë deri edhe abuzimin. Nëse edhe këtë e kam gabim, më përjashto”.

Previous article

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat