26.5 C
Tirana
Monday, April 27, 2026

Mediat raportojnë tension në mbjedhjen e grupit të PS! Rama paralajmëron Spiropalin për përjashtim, zbardhen diskutimet

Një tjetër situatë tensioni raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit.

Burime për mediat bëjnë me dije se teksa Rama ka marrë fjalën, i është drejtuar me kritika Spiropalit, ndërsa ka paralajmëruar këtë të fundit për përjashtim nga grupi.

“Te puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po i drejtohem ty, Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra: bardhë e zi. Ose bardhë me ne, ose zi përballë nesh”,- mësohet të ketë thënë Rama.

Më tej, Rama ka deklaruar se kjo është sipas tij, përgjigje për të gjitha ato që Elisa ka shkruar në rrjetet sociale. Në fund, vetë Spiropali ka kërkuar replikë, por Rama nuk e ka lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr më fjalë. Me ty është investuar PS dhe unë. herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bëre çarçafin dhe herë të tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat