Tirana ka publikuar çmimet e biletave për derbin e fundit të sezonit kundër Partizanit, që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 prill në orën 19:00.
Çmimet e biletave për përballjen mes rivalëve të vjetër të kryeqytetit variojnë nga 500 lekë (tribunat pas porte) në 5000 lekë (tribuna VIP).
Bardhebluve u duhet fitorja për mbijetesën dhe të kuqve për të mbajtur gjallë ëndrrën e “Final Four”.


