19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Ilir Proda nuk u shkarkuar por “dha dorëheqjen” zbardhet vendimi i Ramës

Përgjatë të dielës së kësaj jave, në mediat kryesore shqiptare u theksua fuqishëm fakti se kryeministri Edi Rama shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, me argumentin publik se “nuk menaxhoi si duhet protestën opozitare të së shtunës”.

Largimi i Prodës është zyrtarizuar këtë të hënë nga Këshilli i Ministrave, që ka miratuar vendimin nr. 132, dt. 2 mars 2026.

Në vendimin e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama thuhet se qeveria, “bazuar në pikën 6, shkronja c dhe pikën 8 të nenit 56 të ligjit nr. 82/2024 ‘Për Policinë e Shtetit’, vendosi se z. Ilir Proda lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë”.

Nga baza ligjore e cituar në Vendimin e Këshillit të Ministrave rezulton se Ilir Proda nuk është shkarkuar, por “ka dhënë dorëheqjen.

Natyrisht, Proda nuk rezulton që të ketë pasur ndonjë arsye të fortë personale për të dhënë dorëheqjen dhe, me shumë mundësi, ai është “dorëhequr” nga kryeministri Edi Rama, për arsye, të cilat nuk duket se janë ato që lidhen me menaxhimin e protestës qeveritare.

Ilir Proda u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më herët, ai ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ndërkohë shkarkimi i tij nga detyra vjen pak ditë pas valës së shkarkimeve në qeveri, ku u larguan Elisa Spiropali, Belinda Balluku, dhe Pirro Vëngu, këta të fundit të akuzuar për përfshirje në skandale dhe afera miliona euro.

Shkarkimi i Prodës vjen në një kohë kur emri i tij është lakuar në zhvillime hetimore të dosjes së AKSHt. Më herët telefoni i tij celular është sekuestruar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të këtyre hetimeve.

Ilir Proda ishte vendosur edhe në qendër të akuzave të opozitës për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet. PD e akuzonte Prodën se kishte lidhje direkte me Suel Çelën dhe Ergys Agasin, të cilët edhe e promovuan në kupolën e institucionit.

Gjithashtu dhe vartësit e Prodës, janë përfshirë në hetime të rëndësishme. Si rasti i nën/drejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, i cili akuzohej se ka ndihmuar Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn për pengmarrjen e Gerond Meçes. Ky i fundit u bë i njohur si përfitues i mbi 40 milionë eurove në tenderat e AKSHI-it, së bashku me baxhanakun e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Boldnews.al

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat