19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

SHBA-BE mesazh politikës: Roli i institucioneve të pavarura, thelbësor për avancimin e integrimit europian

Në vigjilje të nisjes së sezonit të ri politik, të legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, e mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama, ambasadorët që përfaqësojnë vendet kryesore të BE-së dhe SHBA, në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e institucioneve të drejtësisë. Ky takim i ‘trojkës’ së ambasadorëve me institucionet e drejtësisë është një mesazh i qartë për politikën se reforma në drejtësi dhe pavarësia e sistemit janë gur themeli për integrimin në BE dhe vija e kuqe që sduhet kaluar pavarësisht konfigurimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ka qenë ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, ai që ka mbledhur në një mëngjes sot krerët e institucioneve të drejtësisë, konkretisht, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani, kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani, e bashkë me ta edhe ambasadorin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadorin e Italisë Marco Alberti, ambasadoren e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori holandez Vos ka postuar një foto nga takimi në rrjetin X, duke zbuluar edhe përmbajtjen e diskutimeve mes krerëve të drejtësisë dhe diplomatëve të pranishëm.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies”, shkruan ambasadori Vos.

Javët e fundit, kryeministri Rama ka bërë disa sulme publike nominale ndaj disa magjistratëve, duke sjellë edhe reagim nga institucione të drejtësisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat