19.5 C
Tirana
Wednesday, May 6, 2026

Kombëtarja serbe mbërrin në Shqipëri, autoritetet policore krijojnë perimetër sigurie në hotelin ku do qëndrojnë

Pasi ka zbarkuar në Rinas, përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur në Tiranë, ku nesër do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

U mësua se që nga zbarkimi në Rinas e deri në mbërritjen në hotelin e zgjedhur në Tiranë, ekipi serb dhe delegacioni, është shoqëruar nga forca të shumta policore, të cilat kanë bllokuar akset rrugore gjatë kalimit të automjeteve të tyre.

Edhe hoteli ka qenë i rrethuar me forca të shumta të rendit, të cilat kanë kontrolluar perimetrin, ndërsa futbollistët futeshin në ambientet e brendshme, siç shihet nga videot e mëposhtme të publikuara nga ”Kurir”, që tregojnë atmosferën krejtësisht të qetë në momentin kur kundërshtarët e Shqipërisë mbërritën në Tiranë. VIDEO

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat