15.2 C
Tirana
Tuesday, October 20, 2026

Rama fton të rinjtë për dialog… Studentët ja lejnë seen! Protestës i bashkohen edhe pedagogët

Pas 7 ditësh protestë, me dhunë dhe ofendime kundrejt protestuesve, Edi Rama mesa duket është dorëzuar. Në sheshin para Kryeministrisë janë vendosur disa karrige me fletë të bardha mbi të cilat shkruhet “Dialog”.

Mbetet për tu parë nëse të rinjtë do të zgjedhin në negociojnë me Ramën, ndërsa më herët ata janë shprehur se “nuk ka dialog” , dhe se Rama duhet të japë dorëheqjen.

Pedagogët dhe të rinjtë që janë pjesë e protestës në Tiranë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë, në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjeve për dialog të Edi Ramës.

Me këtë veprim, protestuesit kanë përcjellë mesazhin se refuzojnë dialogun e propozuar, ndërsa kanë kërkuar lirimin e studentëve të ndaluar gjatë protestave.

“Refuzojmë dialogun! Lironi studentët!”, “Pa dorëheqje, nuk ndalojmë!”, këto kanë qenë thirrjet e protestuesve poshtë zyrës së Ramës.

Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar edhe nga studentët.

Gjatë protestës, pedagogët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se nuk kanë më asgjë për të dialoguar me të.

Ata janë shprehur gjithashtu se Parlamenti ka pushuar së funksionuari, ndërsa kanë vijuar thirrjet për përgjegjësi politike dhe largimin e qeverisë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat