Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, po zhvillon një vizitë pune në Uashington D.C., ku po zhvillon takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme amerikane. Në kuadër të vizitës, Metani është pritur në Departamentin e Shtetit, ku ka zhvilluar një takim me zyrtarë të këtij institucioni. Përmes një postimi në rrjetin social X, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë detaje nga takimi dhe ka bërë të ditur temat e diskutuara gjatë vizitës.
“Takim i frytshëm me Drejtoren Amy Carnie të Zyrës për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin amerikan te Shtetit Shpreha mirënjohjen për vlerësimin e saj për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcimin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në sistemin gjyqësor të Shqiperise. Rikonfirmuam rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për avancimin e shtetit të së drejtës, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e mëtejshëm të parimeve të llogaridhënies dhe integritetit institucional” thuhet në njoftim.
Vizita e Metanit në SHBA zhvillohet në kuadër të kontakteve me përfaqësues të institucioneve amerikane, me fokus te bashkëpunimi dhe mbështetja për forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

