26.9 C
Tirana
Wednesday, September 30, 2026

Përmbytje në Spanjë, anulohen mbi 100 fluturime në Barcelonë

Spanja është përfshirë nga një valë e motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje të shpejta që kanë goditur disa zona të vendit. Barcelona është ndër qytetet më të prekura, me rrugë, tunele dhe pjesë të rrjetit të transportit të përmbytura.

Uji ka depërtuar edhe në disa stacione metroje, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Situata ka ndikuar edhe në transportin ajror. Mbi 100 fluturime janë anuluar në aeroportin Barcelona-El Prat, duke sjellë vonesa dhe probleme për udhëtarët.

Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, paralajmërime emergjente janë lëshuar në nëntë rajone të Spanjës. Në Katalonjë, reshjet mund të arrijnë deri në 180 litra për metër katror brenda vetëm tre orëve.

Rajonet në verilindje dhe veriperëndim të vendit janë ndër zonat më të prekura, ndërsa alarmi i kuq është aktivizuar edhe në Extremadura.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e rrezikuara nga përmbytjet e shpejta, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e prekura.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat