22.2 C
Tirana
Wednesday, September 23, 2026

Putin teston NATO-n? Rusia shkel hapësirën ajrore të Polonisë, ngrihen avionët luftarakë, Rutte: Europa të ruajë qetësinë!

Një helikopter ushtarak rus ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë për 42 sekonda, duke bërë që Varshava të ngrejë menjëherë avionët luftarakë.

Në të njëjtën kohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka bërë thirrje vendeve evropiane të ruajnë qetësinë.

Sipas ushtrisë polake, helikopteri rus Mi-8 depërtoi rreth 300 metra brenda hapësirës ajrore të vendit. Fluturimi i tij u gjurmua nga radarët e forcave të armatosura polake, ndërsa forcat tokësore dhe mjetet e tyre u vunë në gatishmëri.

“Natyra e incidentit sugjeron se Rusia po vë sërish në provë gatishmërinë e mbrojtjes sonë ajrore”, deklaroi Varshava.

Duke folur në një aktivitet të Chicago Council on Global Affairs në Shtetet e Bashkuara, Rutte u kërkoi aleatëve evropianë të mos lejojnë që veprime të tilla t’i largojnë nga mbështetja për Ukrainën.

“Ruani qetësinë, vazhdoni punën dhe mbështesni Ukrainën”, tha ai. Sipas Rutte-s, Rusia po përpiqet të trembë dhe të përçajë vendet evropiane, me shpresën se ato do të ndërpresin ndihmën për Kievin.

Kreu i NATO-s tha se aleanca duhet të vijojë investimet në mbrojtje dhe të jetë e gatshme të mbrojë “çdo centimetër të territorit aleat”. Ai e cilësoi kërcënimin rus ndaj territorit të NATO-s si “real dhe afatgjatë”, duke përmendur edhe sulmet hibride dhe shfaqjen e dronëve gjatë javëve të fundit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat