Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të marte, 22 shtator, në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.
Në fokus të aksionit janë vënë disa zyrtarë dhe persona të lidhur me hetimin, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Në kuadër të operacionit, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë shkuar në rrugën “Frosina Plaku”, dhe kanë ushtruar kontroll në banesën ku jeton Ilir Proda. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa pajisje elektronike, mes tyre telefoni i Prodës, një laptop, si dhe disa USB dhe CD. Deri në këtë fazë, kontrollet ndaj ish-kreut të Policisë së Shtetit nuk janë shoqëruar me njoftim për një masë sigurie ndaj tij.
Po ashtu në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Sipas raportimeve të deritanishme, ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa është kërkuar edhe pezullimi nga detyra.
Sipas raportimeve, ka dyshime se ajo mund t’i ketë përcjellë informacione shtetërore biznesmenit Ergys Agasi, një nga personat kyç të dosjes AKSHI.
Bëhet me dije se ky aksion i SPAK ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet. SPAK ka të dhëna që e implikojë Prodën dhe Hysenin në aferën AKSHI.
Hyseni nuk është njohur ende me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sepse ndodhet jashtë shtetit, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra.
Operacioni i SPAK nuk është kufizuar vetëm te Proda dhe Hyseni. Raportohet se kontrolle dhe veprime të tjera hetimore janë kryer edhe ndaj zyrtarëve të tjerë, ndërsa detaje të tjera pritet të dalin në vijim.
A i zbuloi telefoni i Agasit dyshimet për Prodën e Hysenin?
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të marte, 22 shtator, ku ka ushtruar kontrolle në banesën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Porda, si dhe ka lëshuar masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas raportimeve në media, operacioni lidhet me hetimet që po kryhen në kuadër të dosjes “AKSHI”, që më herët ka çuar në pranga disa persona të tjerë, mes tyre ish drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri (i arrestuar në Francë), dhe të tjerë.
Aksioni ka përfshirë edhe një sërë zyrtarësh të lartë për të cilët janë lëshuar masa sigurie dhe janë ushtruar kontrolle.
Bëhet me dije se ky aksion i SPAK ka ardhur pas kontrollit të telefonave të Ergys Agasit dhe Uljan Spatarakut, të cilët u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe me hetimin që po zhvillohet.
Sipas raportimeve, SPAK ka të dhëna që e implikojë Prodën dhe Hysenin në aferën AKSHI. Hyseni nuk është njohur ende me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sepse ndodhet jashtë shtetit, ndërsa është pezulluar edhe nga detyra.

