24.5 C
Tirana
Monday, August 3, 2026

Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipëria mbetet mes vendeve me normat më të ulëta në kontinent.

Sipas të dhënave të Eurostat, 12.6% e popullsisë shqiptare mbi 18 vjeç klasifikohet si obeze, për vitin 2022, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë. Ky nivel është nën mesataren e Bashkimit Europian prej 16.3% dhe më i ulët se në shumicën e vendeve të rajonit.

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm Mali i Zi rezulton me një normë më të ulët, 7.8%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina arrin në 15.7%, Maqedonia e Veriut në 15.4% dhe Serbia në 13.6%. Edhe Greqia (12.8%) dhe Rumania (12.9%) renditen pak mbi Shqipërinë.

Në krye të renditjes qëndron Malta, ku më shumë se një në katër të rritur, ose 26.6% e popullsisë, klasifikohet si obeze. Pas saj vijnë Letonia me 24.6%, Islanda me 24.2%, Finlanda me 23.2% dhe Irlanda me 22.1%.

Në anën tjetër të spektrit gjenden Italia me vetëm 7% dhe Mali i Zi me 7.8%, dy vendet me normat më të ulëta të obezitetit në Europë.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat