9.5 C
Tirana
Wednesday, February 4, 2026

Ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor, Begaj dhe Sadushi vendosin theksin tek pavarësia e sistemit të drejtësisë

Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor. Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së vitit të ri gjyqësore, Presidenti Begaj tha se kjo shënon edhe hapjen e një kapitulli të ri, përgjegjësie të përbashkët, duke shtuar se drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit.

“Drejtësia është garancia që i jep kuptim shtetit. Ky vit gjyqësor përkon me 10 vjetorin  e Reformës në drejtësi e ndërtuar me mbështetjen  e partnerëve. Reforma ishte përgjigje e domosdoshme  ndaj një krize të thellë besimi dhe krijoi pritshmëri për drejtësi të larta. 10 vite më pas rezultatet janë të dukshme”, tha ai.

Mdërsa Sokol Sadushi kryetari i Gjykatës së Lartë theksoi se drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje dhe e denjë në raport me qytetarin. “Drejtësia nuk është vetëm vendimmarrje. Kjo ditë shënon edhe themelimin e një tradite institucionale. Kjo ceremoni ka rëndësi të veçantë dhe sistemi i drejtësisë shpreh rolin e tij në shërbim të qytetarit dhe shtetit të së drejtës”, shtoi ai.

Sadushi shtoi se drejtësia duhet të jetë e arritshme për qytetarin, brenda një kohe të arsyeshme dhe me dinjitet, pasi kur sistemi mbingarkohet dhe qytetari nuk arrin dot në kohë te drejtësia, pavarësia zbehet në efektin e saj më thelbësor, mbrojtjen reale të të drejtave.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat