Ekzekutohet në një atentat mafioz me armë zjarri tek rrethrrotullimi i Rinasit Gilmando Dani shoferi i makinës, ndërsa një tjetër, i identifikuar me inicialet M.Sh 40vjeç, ka mbetur i plagosur (pasagjeri).
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj makinës ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.
Raportohet se është qëlluar në lëvizje në drejtim të një automjeti tip “Mercedes Benz”, nga një makinë tip “Toyota” me targa greke, me ngjyrë gri, që është larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Policia dyshon për 3 autorë, të cilët e kanë ndjekur objektivin e tyre për rreth 3 kilometra.
Momentalisht, raportohet se një automjet është djegur në fshatin Halil të Krujës, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët në atentatin e Rinasit.
Kush ishte viktima?
Viktima Gilmando Dani është pjesëtar i grupit kriminal të Emiliano Shullazit, krahu i tij i djathtë.
Viktima person me precedent penal kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe se makina me të cilën ai qarkullonte ishte e blinduar.
Pamje pak momente pas atentatit
Në videon e mëposhtme shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar mjetin dhe efektivët që thyejnë me forcë xhamin e parë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës dhe të plagosurin.

