3.5 C
Tirana
Sunday, December 14, 2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE fiton 34 komuna, shqiptarët marrin 10! Në balotazh 33 komuna

Ka përfunduar numërimi për zgjehdjet lokale të Maqedonisë së Veriut, referuar të dhënave nga Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një fitore të fortë ka shënuar partia në pushtet VMRO – DPMNE, e cila kryesoi në 53 komuna, 34 prej të cilave i fitoi në raundin e parë. Më pas vjen koalicioni shqiptar VLEN, i cili kryesoi në 5 komuna, LSDM kryeson në 8, aleanca AKI e udhëhequr nga Ali Ahmeti ka fituar 5, ndërsa PD e turqve 1.

Partia e Hristijan Mickoskit fitoi 34 komuna, ndërsa në 19 të tjerat në të cilat kryeson shkon në balotazh. VLEN fitoi 5 komuna, por në 4 të tjerat shkon në balotazh. Në Tetovë dhe Bogovinje do të përballet me kandidatët e koalicionit tjetër shqiptar AKI. Kjo e fundit që udhëhiqet nga partia e Ali Ahmetit e cila fitoi të 5 komunat që kryesoi Vrapçishte, Gostivar, Lipkovë, Pllasnicë, Çashkë, dhe nuk shkon në balotazh.

LSDM ka 3 komuna të fituara ndërsa në 5 të tjera shkon në balotazh. Ndërsa 33 komunat e tjera, përfshirë Shkupin, shkojnë në balotazh, në shumicën prej të cilave kryeson VMRO-DPMNE. Fituese në raundin e dytë që do të mbahet më 2 nëntor, pritet të jenë partitë që kryesuan në këtë raund për shkak të diferencës në vota.

Raundi i dytë do të mbahet në 2 nëntor. Kryetari i komunës konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse. Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, kalon në raund të dytë.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 3,474 qendra votimi në të gjithë vendin, ndërsa në listën e votuesve u regjistruan 1,832,415 qytetarë me të drejtë vote. Në zgjedhje morën pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe të pavarura qytetarësh, duke përfshirë gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për anëtarë këshillash.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat