Voicemews.al, si media që e ka në fokus sistemin e drejtësisë, mbështetëse e vendosjes së standarteve të shtetit të së drejtës, dënon aktin makabër dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Akti i vrasjes së magjistratëve duhet të shërbejë si një kambanë alarmi se nuk mund t’i lejojmë vetës të kthehemi në vetëgjyqësi. Zgjidhja e problematikave të sistemit të drejtësisë pas akteve të dhunshme si vrasja e magjistratëve kërkon një qasje të dyfishtë, duke filluar nga pavarësia e plotë institucionale dhe financiare e Gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke dënuar çdo grup interesi apo politik të mos ketë fuqinë të ndikojnë vendimet.
Gjyqtari Kalaja, është i pari që vritet brenda mureve të sistemit të drejtësisë, edhe i dyti nën petkun e gjyqtarit pas Skerdilajd Konomit.
Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkambit një përdorues i njohur i sistemit të drejtësisë mori këtë akt makabër mori zemër pasi në Shqipëri magjistrati edhe pse ka garanci kushtetuese trajtohet si “leckë” shahet nga palët qofshin qytetar apo politikanë të lartë. Për të kapur më mirë metaforën, po marrim shembull kohën e pushtimit osman, ku ‘Bejler’ u bënë shtresa më e “lodhur” e kohës, apo zhvlerësimi i mediave nga Kryeministri me termin “kazan”. Pra Bejleri e humbi fuqinë në territor pasi ju zhvlerësua titulli, media e humbi ndikimin se quhej kazan.
Gjyqtarët dhe prokurorët quhen “armiq të popullit” dhe qytetarët shkojnë në vetëgjyqësi, pasi mendojnë se kur këtyre s’ka çi bën i pari vendit, ne s’kemi çfarë i bëjmë. Por harrojmë që qytetarin e dërgon drejt dyerve të gjykatës mëkëmbësit e “të madhit”, që i drejtohen nga kërkesa për rishikim pensioni deri tek korrigjumi i hartave kadastrale. Këtu duhet theksuar se edhe disa magjistratë kanë pjesën e tyre në mllefin popullor apo të aktorëve dhe faktorëve publik për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të tyre.
Kështu qytetarët shqiptarë, të lodhur dhe të zhgënjyer nga një sistem drejtësie që e shohin si të korruptuar, të ngadaltë dhe shpeshherë në shërbim të “peshqve të mëdhenj”, po akumulojnë një mllef që me ndihmën “padashje” të politikanëve po shpërthen në akte të drejtpërdrejta, ndaj magjistratëve. Kjo pakënaqësi e madhe është konkretizuar në kërcënime, sulme verbale dhe fizike (rasti i gjyqtares Mirela Mishgjoni). Disa media, ose më saktë disa gazetarë se kanë problem publikimin e të dhënave personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që t’i vendosin në presion. Presioni i politikës çon drejt shpërbërjes së besimit tek institucionet e reja të reformuara, duke e parë dhunën dhe presionin e drejtpërdrejtë si mjetin e vetëm të mbetur për të kërkuar “drejtësi” personale aty ku shteti i së drejtës ka dështuar.

