Pas hedhjes së shortit, Mehdi Bici është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë që do gjykojë rekursin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt.
Çështja e regjistruar më 10 shtator 2025 është një rekurs i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
SPAK kërkon vendosjen e masës së sigurimit pasuror dhe sekuestrim preventiv mbi pasuritë e Ahmetajt, bazuar në Nenin 274 të Kodit të Procedurës Penale dhe Ligjin Nr. 34/2019 për administrimin e pasurive të sekuestruara ose të konfiskuara.
