14.4 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Arratisja nga burgu i Shënkollit në pranga tre efektivë të policisë së burgjeve

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit që u vunë në pranga pas arratisjes së Daut Lazes janë njohur ditën e sotme me masën e sigurisë të marrë nga Gjykata e Lezhës. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella deklaruan se ishin në detyrë, por se nuk e kishin pikasur momentin e arratisjes së Daut Lazes.

Gjyqtari Lirim Bulica vendosi ndaj Gjin Ndokës dhe Mark Nikollit masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për Zhaneta Mellën u aplikua masa e detyrim paraqitjes. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës dhe vijojnë hetimet nga Prokuroria e Lezhës.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat