32.5 C
Tirana
Tuesday, July 8, 2025

Redaksionale/Berisha rikthen “tezat” e Bashës, me të njëjtat argumente justifikon qëndrimin në krye të PD. A do ketë foltore 2?   

Jo se kompleksohemi, (të gjithë ata që kanë dyshime të lexojnë preambulën tonë dhe linjën pothuajse puritane) madje mendojmë se me opozitën mediat duhet të jenë të kujdesshme, pasi gjithmonë problemi është ekzekutivi. Por nuk mund të mbyllen sytë kur na rikthehen tezat e Lulzim Bashës (që mori më pak vota preferenciale se kandidatja e renditur e para e Lëvizjes Bashkë) me sloganin e famshëm “beteja sapo ka filluar”. Sot Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia partisë tha se tani do të fillojë luftën për mbrojtjen e votës së lirës. Pra kur Lul Basha filloi betejën për të disatën herë, dihen rezultatet, qeveris i qetë Rama. Tani që do fillojë betejën Berisha nuk do qeverisë i qetë Rama?

A ishin zgjedhjet me problematika, edhe ne si media mendojmë po, por nuk mund t’i gënjejmë lexuesit që Rama nuk fitoi. Rama ndoshta e bëri 83, kur në realitet mund të merrte 80 apo 79, por që për të humb opozita humbi, kjo s’ka diskutim. Për ata që janë të vegjël edhe nuk e dinë historikun politik në vitin 2001, PS fitoi, pati probleme, por qeveria u njoh legjitime, vetëm Presidenti do zgjidhej konsensual, për të eliminuar kështu mandatet që dolën nga problematikat.

Edhe sikur Rama të mos merrte në mënyrë “fair” 10 mandate, serish do merrte aq deputet sa për të qeverisur. Por shqetësimi i opozitës duhet të ishte mos marrja nën kontroll e Ramës edhe të institucioneve të drejtësisë, përmes “korrigjimeve” të ligjeve me shumicë të cilësuar.

E fundit direktiva që ka zbritur nga kupola e PD, për në bazë që kur të pyeten a do japi dorëheqje Sali Berisha përgjigja do jetë e njëjtë si Basha 4 vite më parë: “Ky është problem i demokratëve kë mbajnë, jo i atyre që se kanë votuar as i shqiptarëve”. Ky detaj ka nevojë për sqarim, PD futet në zgjedhje për tu bërë forcë qeverisëse apo për të matur se sa demokrat ka në Shqipëri. Neni Basha, nuk është problem i demokratëve por çdo opozitari, Berishës ju dha mundësia i humbi ja vodhën, ç’rëndësi ka, nuk i fitoi. Prape për ata që janë të ri, Berisha tha në 2005 (edhe pse kurrë s’do ta bënte) që edhe sikur të mi vjedhin do jap dorëheqjen.

Demokratët duhet ta ndajnë mendjen, duhet të qeverisin forcën e tyre apo Shqipërinë? Fundja populli u mësua me Edi Ramën, as 200 vetë nuk ngre më PD në protestë për vjedhje votash. Lind pyetje a do ketë foltore 2, nga ata që kanë ambicie për lider, apo të gjithë kanë si synim vetëm një mandat deputeti.       

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat