18.6 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025

Ky është zhvillimi? Do ngrihet një rezort i ri, anëtarët e PS dhe PL në Këshillin Bashkiak Durrës miratojnë rrafshimin e sipërfaqes pyjore në Gjirin e Lalzit

Një lajm i kaluar pa bujë, me kompromisin e atyre që quhen “strategjikë” është ndryshimi i kategorisë për një sipërfaqe pyjore në zonën e Gjirit të Lalzit. Këshilli Bashkiak i Durrësit, d i ka hapur rrugën ndërtimit të një kompleksi të ri në zonë që do të rrafshojë një pjesë të fondit pyjor me sipërfaqe 8000 metra katrorë.

Me 31 vota pro këshilltarët votuan për projektvendimin e propozuar nga Bashkia Durrës, për ndryshimin e kategorisë së një sipërfaqe pyjore 8000 metra katrorë në zonën e Gjirit të Lalzit, e cila tashmë do t’i hapi rrugën ndërtimit të një kompleksi turistik.

Këshilltarët e Partisë së Lirisë i bashkuan votat me ato të këshilltarëve të majtë dhe me 31 vota pro, projektvendimi mori miratimin. Ndërsa këshilltarët e djathtë ishin vetëm 3 prezentë në mbledhje dhe ata votuan kundër.

Ndërtimi i resortit turistik pjesë e një serie resortesh në zonë me të njëjtin investitor, ka marrë më parë aprovimin e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

Këshilltarët e PD u shprehën në fjalën e tyre në këshill se nuk ishin kundër zhvillimit, por bregdeti i Durrësit është betonizuar dhe një tjetër resort do të përkthehet në më pak gjelbërim.

Këshilltarët e majtët thanë se kompleksi pritet t’i japë një hov më të madh zhvillimit të turizmit dhe në të do të punësohen dhjetëra punonjës. Por me gjithë debatet ky projektvendim tashmë i hapi rrugën një tjetër resorti në një nga zonat më të lakmuara turistike në Gjirin e Lalzit.

të ngjashme

- Advertisement -spot_img

Më të lexuarat